Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Një qytetar në Britaninë e Madhe dështoi 59 herë në testin teorik të vozitjes -

Një qytetar në Britaninë e Madhe dështoi 59 herë në testin teorik të vozitjes

Një person, i cili dështoi në testin e teorisë 59 herë përpara se ta kalonte, është vlerësuar për angazhimin e “mahnitshëm”.

Personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, shpenzoi mbi 1600 euro në një qendër testimi në Redditch, MB, dhe për këtë proces ai shpenzoi 60 orë.

Çdo përpjekje teorike kushton rreth 26 euro dhe zgjat rreth një orë, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Camilla Benitz, drejtoresha menaxhuese e AA Driving School – e cila ka lançuar një aplikacion rishikimi që ndihmon nxënësit të përgatiten për testin, tha: “Nuk ka dyshim se është një test i vështirë dhe angazhimi për të kaluar është i mahnitshëm.

Shifrat e Departamentit të Transportit tregojnë se shkalla e kalueshmërisë për testet teorike ka rënë nga 65% në vitin financiar 2007-2008 në 44% në vitin 2022-2023.

Nxënësit duhet të kalojnë teorinë përpara se të mund të rezervojnë një test praktik të vozitjes në MB.

Testi i teorisë përbëhet nga 50 pyetje me zgjedhje të shumëfishta që testojnë njohuritë e kandidatëve për Kodin e Autostradave dhe udhëzime për aftësitë e drejtimit të automjetit, për të cilat kërkohen të paktën 43 përgjigje të sakta.

Kjo pasohet nga një test perceptimi i rrezikut, i cili përfshin 14 videoklipe të situatave të vozitjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *