Një Sindikatë shumë e rëndësishme paralajmëron futjen në grevë

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ka paralajmëruar ShSKUK-në se në rast se nuk merren parasysh rekomandimet e tyre përmes të cilave tentojnë ta ruajnë mirëqenien e infermierëve, do të mbajë grevë 1 orëshe deri te bojkoti i përgjithshëm i punës.

Përmes një komunikate për media, kjo shoqatë thotë se ndjehet e zhgënjyer me injorimin në vazhdimësi nga SHSKUK/QKUK e cila, siç thuhet më tej, “përkundër proaktivitetit tonë për dialog social, e njëjta refuzon, madje edhe përgjigjet përmes postës elektronike”.

“Bazuar në këtë realitet po e publikojmë kërkesën e radhës drejtuar SHSKUK/QKUK-së, duke e njoftuar publikisht të njëjtën dhe opinionin se në rast se nuk merren parasysh rekomandimet tona përmes të cilave tentojmë ta ruajmë mirëqenien e infermierëve, duke mos i mbingarkuar më tepër me punë, ndërsa edhe duke e pasur prioritet shërbimin cilësor ndaj qytetarëve, Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së do ndërmarr veprimin sindikal grevë, duke filluar nga greva 1 ( një ) orëshe deri tek bojkoti i përgjithshëm i punës”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *