Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Osmani: Ende pa u mbushur 24 orë, Serbia nuk e respektoi marrëveshjen -

Osmani: Ende pa u mbushur 24 orë, Serbia nuk e respektoi marrëveshjen

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova nuk do të heq dorë nga marrëveshja bazë dhe se nenet në të duhet të respektohen edhe nga ana e Serbisë.

Gjatë vizitës që i ka bërë të mërkurën në Klinikën e Gjinekologjisë, Osmani ka thënë se pala serbe vazhdon të mos e respektojë asnjë marrëveshje që buron nga dialogu.

E para e shtetit, duke përmendur nen për nen, ka thënë se të gjitha do të mbesin në fuqi.

“Serbia akoma pa u mbushur 24 orë nga dakordimi në Ohër, siç ndodhi edhe në shkurt po ndodh edhe në mars, pra tregoi atë që nga dialogu nuk kanë asnjë vlerë për të, as politike e as juridike. Rrjedhimisht e njoftoi bashkësinë ndërkombëtare që nuk do ta zbatojë ato të cilat qartë dalin nga marrëveshja bazë dhe aneksi. Teksti i marrëveshjes bazë mbetet si i tillë dhe nuk ndryshohet, rrjedhimisht akoma neni 4 i asaj marrëveshje i cili e obligon Serbinë që mos ta kundërshtojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në asnjë organizata, mbetet në fuqi”, ka thënë Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *