Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, nuk ka treguar nëse do t’iu procedohen pagat mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë të komunave për muajin shtator, të cilin e kaluan në grevë.
“Do të veprojmë siç e parasheh ligji”, ka thënë shkurtimisht Murati pa dhënë shumë detaje.
Këto komente ai i bëri pasi intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria.
SBASHK-u pritet që sot të vendosë nëse do ta pezullojë grevën. Janë në grevë që nga 25 gushti.
Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se nëse mësimi nuk nis më 3 tetor, ky organ do të kërkojë “çregjistrim masiv” të nxënësve nga shkollat.