“Pamje apokalipstike” – Tornado lë në errësirë veriun e Francës, një i plagosur

I gjithë rajoni verior i Francës është pa energji elektrike për shkak të një tornadoje.

Prefektura Pas-de-Calais ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta të shoqëruara me shi janë dëmtuar çatitë e banesave dhe janë ndërprerë linjat e energjisë elektrike.

Një person u raportua se ishte plagosur lehtë. Kryetari i bashkisë Benoît-Vincent Caille tha për BFMTV se, rreth dy të tretat e banesave në qytet ishin dëmtuar nga furtuna, e cila ishte e fortë,

Rreth 150 banorë të qytetit të Bihucourt, në verilindje të Amiens u njoftuan të largoheshin nga banesat e tyre.

Rreth 2 900 familje në vende të ndryshme midis Le Havre dhe Parisit kanë mbetur pa energji elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *