Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me intervale më të gjata me diell.
IHK njofton se vranësira të shpërndara mund të paraqiten në viset e larta.
Temperaturat mbeten pothuaj konstante në të dy vlerat, ngjashëm me të ditës së enjte.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimet e ndryshme.
Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP.