Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Parlamenti Evropian kërkon të mirret menjëherë ky veprim ndaj Kosovës -

Parlamenti Evropian kërkon të mirret menjëherë ky veprim ndaj Kosovës

Parlamenti Evropian përmes një rezolute dënoi sulmin terrorist në Kosovë më 24 shtator të vitit të kaluar, teksa bëri thirrje që autorët të mbahen përgjegjës dhe të përballen me drejtësinë.

PE i ka bërë thirrjet Komisionit dhe Këshillit Evropian të marrin masa në rast se del që shteti serb ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në këtë akt agresioni ndaj Kosovës, apo siç potencohet edhe në sulmet e dhunshme që ndodhën në veri të vendit në maj të vitit të kaluar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“(Paralamenti Evropian) dënon sulmin terrorist të kryer më 24 shtator 2023 kundër Policisë së Kosovës në Banjskë në veri të Republikës së Kosovës dhe provokime të tjera; rithekson pozicionin e tij siç është miratuar në rezolutën e 19 tetorit 2023 ; u bën thirrje të gjitha palëve, në këtë kontekst, të punohet për të depërshkallëzuar situatën dhe për të shmangur çdo retorikë apo veprim që mund të çojë në tensione të mëtejshme; (Parlamenti Evropian) po ndjek nga afër hetimet në vazhdim dhe rithekson se autorët përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të përballen me drejtësinë; i bën thirrje Komisionit dhe Këshillit të marrin masa ndaj Qeverisë së Serbisë nëse hetimet zbulojnë se shteti serb ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në sulmin e lartpërmendur apo sulmet e dhunshme që ndodhën në veri të Kosovës në maj 2023, ose nëse autoritetet serbe nuk janë të gatshme të bashkëpunojnë plotësisht”, thuhet në këtë rezolutë.

Parlamenti Evropian po ashtu paralajmëroi Kosovën e Serbinë për pasoja, nëse mungon zbatimi i marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Besueshmëria e Bashkimit Evropian dëmtohet nga mungesa e suksesit në dialogun Kosovë-Serbi, theksohet në rezolutë, duke i bërë thirrje BE-së, që ta ndryshojë qasjen në dialog në mënyrë që të ketë përparim.

Aty po ashtu bëhet thirrje për heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës.

“Kosova dhe Serbia të angazhohen në Dialog në mirëbesim dhe në frymën e kompromis për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme mbi normalizimin e marrëdhënieve të tyre, bazuar në njohjen reciproke, në përputhje me e të drejtën ndërkombëtare dhe pa vonesa të mëtejshme; kujton se dështimi për të avancuar në normalizim të marrëdhënieve do të ndikonte negativisht në integrimin në BE të të dy vendeve; shpreh keqardhje për masat kufizuese të vendosura nga Këshilli ndaj Kosovës dhe bën thirrje për largimin e menjëhershme të tyre; bën thirrje që BE-ja të miratojë një qasje të balancuar ndaj ndërmjetësimit ndërmjet palëve për të kapërcyer ngërçin aktual;”, thekson Rezoluta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *