Dy grupe në Prishtinë janë përleshur mes vete, derisa tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Policia bën të ditur se një person ka shtënë me armë zjarri, derisa janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një veturë.
Tre personat e lënduar pas trajtimit mjekësor janë liruar në procedurë të rregullt, kurse i dyshuar i cili ka shtënë me armë është në kërkim nga policia.
Njoftimi i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË /LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Prishtinë 13.09.2022-03:01. Raportohet se si pasojë e përleshjes mes dy grupeve të personave lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj kosovarë. Po ashtu është raportuar se një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri, lidhur me rastin në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar dy gëzhoja dhe një veturë. Tre personat e lënduar pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë gjendet në kërkim policor.