Përlotet Rrahman Jasharaj – kjo është arsyeja

Pas akuzave të rënda të bëra nga Elvis Hoxha i Vetëvendosjes, ka reaguar edhe Rrahman Jasharaj.

Ai ka treguar se akuzat e rënda të Hoxhës i kanë shkaktuar madje edhe telashe shëndetësore.

Në një deklarim për Nacionalen, Jasharaj ka deklaruar se Elvis Hoxha, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, është njëri ndër figurat më të “ndyra dhe të poshtra” në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Që nga fëmijëria kur jam kthyer nga Turqia, një jetë unë dhe familja ime ia kemi kushtuar me gjithë atë skamje i rritur nga një nënë malësore, me tërë atë skamje, atdheut. Kolegët e mi e dinë…” – u shpreh Jasharaj.
Jasharaj i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të reagojë ndaj kësaj gjuhe linçuese të Hoxhës.

Në mbrojtje të Jasharajt ka dal edhe sindikalisti tjetër Ali Sefaj, i cili ka përmendur po ashtu rrahjet që i janë bërë atij gjatë viteve ’90 nga regjimi i Millosheviqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *