Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Përmbytjet në Greqi, tre persona ndërrojnë jetë -

Përmbytjet në Greqi, tre persona ndërrojnë jetë

Për të dytën ditë rresht, stuhia Daniel e shoqëruar me reshje shiu të furishme dhe erëra të forta, po godet me forcë zona të tëra të Greqisë qendrore duke lënë pas të paktën tre viktima, ndërsa edhe tre persona të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Rrugët e qytetit të Volosit janë shndërruar në lumenj. Shtëpi dhe ura janë shembur, uji ka mbuluar banesa, dyqane apo edhe institucione.

“Që nga dje ka filluar një rrebesh i tmerrshëm. Niveli i lumit është rritur jashtë mase , duke bërë që në këtë zonë, ku muri është shumë i ulët, uji të dalë nga shtrati dhe e gjithë zona të kërcënohet”, thotë Christos Germetakis, banor i Volosit.

Autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente në prefekturën e Magnezisë, ishujt Sporades, në Karditsa, Trikala si dhe në disa bashki në Larisa e përreth saj . Pamjet janë tronditëse jo vetëm nga Volosi dhe Piliosi turistik, por edhe nga shumë fshatra në bregdet ku ujërat e rrëmbyera përpijnë makina dhe i hedhin në det.

Në të njëjtën kohë, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ujit vazhdojnë në të gjithë zonën e Magnezisë, me probleme të mëdha edhe në kompanitë e telefonisë celulare. Brigada e Zjarrfikëses ka marrë 1200 thirrje brenda vetëm 12 orëve për thithjen e ujërave nga shtëpitë, prerjen e pemëve të rrëzuara dhe largimin e njerëzve në vende të sigurta.

Qindëra turistë janë bllokuar edhe në ishullin e Skiathos pranë Volosit ku dëmet janë të mëdha pasi ujërat kanë hyrë në shtëpi, restorante e hotele ndërsa ende nuk dihet shkalla e dëmeve.

Edhe në portin e qytetit të Volosit ku fryjnë erëra të forta deti nuk është blu, por kafe nga balta dhe inertet që kanë sjellë lumenjtë. Gjatë ditës së dytë të stuhisë askush nuk shkoi në punë, për përpiqet të pastrojë ujin dhe baltën .

“Kjo stuhi erdhi dhe përfundoi çdo gjë që shpëtoi nga zjarri në pyll që patëm në korrik. Gjëja pozitive është që nuk patëm viktima“, shprehet Christos Kleftakis, pronar klubi në Nea Anchialos Volos.

Stuhitë e forta të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe rrugët dytësore janë bllokuar ose shembur. Për disa orë është bllokuar edhe aksi kryesor që lidh Athinën me Selanikun pranë Lamias. Fenomene ekstreme janë regjistruar edhe në zona të prefekturës së Ftiotidës, Peloponezit , Evias dhe Halkidhikisë. Sipas Shërbimit Meteorologjik, vala e motit të keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi, frekuencë të lartë të vetëtimave, erëra të forta në Egje dhe ulje të temperaturave, do të vijojë deri të enjten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *