Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Plagosja në Prishtinë: Ky është 34-vjeçari që u qëllua me armë zjarri, po trajtohet në QKUK -

Plagosja në Prishtinë: Ky është 34-vjeçari që u qëllua me armë zjarri, po trajtohet në QKUK

Gazeta Sinjali raportoi sot për një incident me armë që ka ndodhur të hënën, në orët e mbrëmjes, në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka mbetur i plagosur. Personat e dyshuar akoma nuk janë identifikuar, teksa viktima po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se personi që mbeti i plagosur është Fatos Abazi, 34-vjeçar, i cili ishte cak i të dyshuarve, që e qëlluan me armë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ishte bashkë me mikun e tij në momentin kritik, kur për motive akoma të panjohura, u shkrep arma në drejtim të tyre.

Sinjali mëson se lidhur me rastin, Policia ka konfiskuar një veturë, teksa e kanë konfirmuar se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.

“Me datën 28.08.2023 rreth ores 21:25, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në rr.Shpetim Robaj, në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë. Policia menjëher iu ka pergjigjur informatës dhe sipas informacioneve fillestare dyshohet se në këtë incident kanë qene te perfshira nje veture dhe nje motorr me kater rrota.

Dyshohet se si pasoj e incidentit një person i plagosur është derguar në emergjencë për trajtim mjeksor. Njësitet relevante policore janë duke u marr me rastin dhe hetime intensive janë duke u kryer për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë quar deri te ky incident. Pas raportimeve tjera prej ekipeve nga tereni do të njoftoheni per detajet”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *