Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Plas sherri në shtëpinë e çiftit në Viti, burri e rrah gruan dhe ia thyen telefonin -

Plas sherri në shtëpinë e çiftit në Viti, burri e rrah gruan dhe ia thyen telefonin

Mosmarrëveshjet me çifteve shpesh herë eskalojnë në kërcënime e dhunë fizike. Zakonisht viktima janë gratë të cilat kërcënohen e dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre e që më pas kërkojnë ndihmën e Policisë për të siguruar mbrojtje.

Në stacion policor kanë përfunduar edhe një burrë e grua nga fshati Sadovine e Muhaxherëve ne Viti, pasi një 20-vjeçare raportoi se u dhunua fizikisht nga bashkëshorti.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje me burrin e saj, ky i fundit e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shqelma. Po ashtu ia ka thyer edhe telefonin personal.

Ajo ka kërkuar që bashkë me fëmijët e saj të mitur të shkojë dhe te jetojë te familja e saj, ndërsa ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *