Policët po punojnë nga 12 orë, por iu jepet vetëm nga një shujtë ushqim

Prania e tyre në komunat veriore është thelbësore për sigurinë edhe në ditët kur ka shumë tensione.

Zyrtarët policorë të angazhuar atje, bashkë me kolegët e tyre në terren po punojnë me orar të zgjatur.

Sipas planit operativ, me numrin e orëve shtohet edhe numri i shujtave për policët.

Por sipas kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, një shujtë për policët e angazhuar 12 orë në ditë, është e pamjaftueshme.

Një sqarim për rregullimin e ndarjes së shujtave e jep Rashit Qalaj, që ka udhëhequr me policinë e Kosovës.

Por sipas tij situata ndryshon kur Policët janë në terren.

Ndryshe, pos shujtave, policët prej pasluftës përballen me kushte jo të dinjitetshme të punës. Ndër vite është kërkuar ligji për sigurimet shëndetësore dhe përmirësimin e kushteve të punës për zyrtarët policorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *