Policia jep detaje për të shtënat me armë zjarri afër Ministrisë së Industrisë

Më herët u raportua për të shtëna me armë zjarri afër Ministrisë së tregtisë.

Lidhur me këtë, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje për Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se nuk ka persona të lënduar, derisa një person i dyshuar, nga një motoçikletë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture.

Ajo ka thënë se rasti po cilësohet vrasje në tentativë.

“Rreth orës 15:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Arbnor dhe Astrit Dehari në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një person i dyshuar, nga një motoçikletë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit i cili është cilësuar vrasje në tentativë”, ka thënë Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *