Presion i madh mbi Qeverinë, Trusti mund të kalojë në Kuvend

Iniciuesi i peticionit për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga Trusti, Adnan Jashari, ka thënë se projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për fondet pensionale, ka arritur në Kuvendin e Kosovës.

Jashari përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka folur edhe për protestën që pritet të mbahet të shtunën e javës së ardhshme, për të cilën tha se do të jetë sensibilizuese.

“Protesta që do të mbahet të shtunën e javës së ardhshme do të jetë protestë sensibilizuese për deputetët që mos ta vonojnë votimin dhe të votojnë të gjithë pro kërkesës së qytetarëve”, ka shkruar ai.

Tutje, Jashari ka thënë se dalja masive në protestë rritë mundësitë që pro projektligjit të votojnë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në të kundërtën, ai ka thënë se do të akuzohen që kërkesa nuk është e popullit.

Postimi i plotë i Jasharit në Facebook:

Projektligji per ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosoves tashmë ka shkuar në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës!

Protesta që do të mbahet të shtunën e javës së ardhshme do të jetë protestë sensibilizuese për deputetët që mos ta vonojnë votimin dhe të votojnë të gjithë pro kërkesës së qytetarëve!

Dalja masive në protestë do t’i rrisë shansat për votim pro projektligjit edhe nga VV-ja në të kundërtën do të na akuzojnë që kërkesa nuk është e popullit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *