Një person është gjetur i vdekur në garazhin e objektit banesor mesditën e së shtunës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor.
“Prizren / 02.03.2024 – 14:18. Raportohet se në garazhin e objektit banesor, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e PK’së.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.