Psikologia thirrje prindërve: Mësoni fëmijët të mos lejojnë t’i prekin në organe gjenitale

Psikologia nga Shqipëria Almeida Xhaferri ka folur rreth mënyrës se si prindërit duhet t’i mësojnë fëmijët në mënyrë që të mos bien pre e abuzimeve seksuale.

Sipas saj, ajo që duhet bërë është t’i mësojmë fëmijët që pjesa intime e trupit duhet të jetë e shenjtë dhe rastet t’i adresojnë, raporton ora news.

“Ne sapo bëhemi prindër kërkojmë ti mbrojmë fëmijët tanë nga rreziku në rrugë, kur vrapon, por nuk thuhet asgjë për dhunuesit e mundshëm seksual. Ne harrojmë që ky është një rrezik aq i madh. Një numër i lartë i abuzuesve janë që kanë besimin e fëmijëve dhe kanë fituar dashurinë dhe besimin e prindërve. Po aq pak përgatisim fëmijët tanë që dhunuesi mund të jetë një fëmijë pak më i rritur.

“Është e rëndësishme që prindërit t’i mësojnë fëmijës që pjesa intime e trupit të tij duhet të jetë e shenjtë dhe askush nuk mund ta prekë apo të prek dikë tjetër. Prindi duhet t’i thotë që një gjë të tillë ta adresojë te prindi dhe nuk do të ndëshkohet për këtë gjë. Në këtë mënyrë ne parandalojmë një dramë të madhe.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *