Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Punëtorët e këtij institucioni në Kosovë vendosin për protestë -

Punëtorët e këtij institucioni në Kosovë vendosin për protestë

Më 6 tetor 2022 do të organizohet protestë nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së.

Sipas njoftimit për media të bërë nga kjo sindikatë, protesta vjen si rezultat i mosreflektimit të SHSKUK-së dhe QKUK-së  karshi kërkesave të kësaj sindikate.

Nga kjo sindikatë kanë ftuar anëtarësinë, infermierët, mamitë e profesionistët tjerë shëndetësor që të jenë pjesë e protesës për të kundërshtuar siç thonë diskriminim dhe standardet e dyfishta në raport me punëtorët.

“Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së e mbështetë dhe ofron bashkëpunimin në secilën iniciativë për reforma dhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve, ndërsa kundërshton iniciativat të cilat vetëm se e rrisin barrën e infermierëve edhe ashtu skajshmërisht të mbingarkuar me punë”, thuhet në njoftim.

Kërkesat e Sindikatës që të anulohen urdhëresat :

Urdhëresën që infermieri të nê shkruhet në hyrje / dalje nga dhoma e pacientit, duke e komsideruar si urdhëresë diskrimiuese dhe përdorim të standartit të dyfishtë pasi komunitetet tjera nuk i nënshtrohen kësaj urdhërese,

Urdhëres që infermierët të bëjnë evidentimin e ferkuentimit të palëve civile nëpër klinika të QKUK- së duke e komsideruar urdhëresë e cila nuk bënë pjesë në përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të infermierit,

Urdhëresa e cila thotë që infermierët e turneve duhet të marrin obligimin e sigurimit me barëra gjatë vikendeve, punë për të cilën infermierët e turneve nuk e kanë obligim dhe as nuk kompenzohen për këtë detyrë,

Urdhëresën e cila e obligon infermierin që t’a ftoj mjekun në rast nevoje, pasi sikurse infermieri, poashtu edhe mjeku janë subjekete që i nënshtrohen obligimeve kontraktuale, ndërsa secila klinike tashmë ka mjekët e tyre kudjestar, ndërsa si të tillë as infermieri e as mjeku nuk do duhej të ketë nevojë për ftesë, pasi do duhej që të ishin në vendet e tyre të punës duke mos pasur nevojë për ftesa.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *