Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Qeveria dënon sulmin ndaj autobusit në Serbi -

Qeveria dënon sulmin ndaj autobusit në Serbi

Qeveria e Kosovës ka dënuar sulmin mbi autobusin në Serbi që po vinte nga Zvicra në Kosovë.

Për këtë ka reaguar sot zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi i cili ka thënë se autoritetet serbe janë informuar për sulmin, por nuk kanë marrë asnjë veprim.

“Dënojmë ashpër sulmin e planifikuar ndaj një autobusi kosovar gjatë daljes nga autostrada në Serbi. Autoritetet serbe janë informuar për sulmin, por nuk është ndërmarrë asnjë veprim. Ky mosveprim mund të interpretohet lehtësisht si ftesë e nënkuptuar për akte të tilla të tmerrshme”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *