Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Qeveria fajëson prokurorinë dhe hedh dyshimet mbi arrestimin e Nagip Krasniqit: Nuk është rastësi -

Qeveria fajëson prokurorinë dhe hedh dyshimet mbi arrestimin e Nagip Krasniqit: Nuk është rastësi

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka hedhur dyshimet e tij mbi arrestimin e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqit, me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Arrestimi i Krasniqit ndodhi të mërkurën e kaluar, pasi dyshohet për përfshirje në korrupsion, raporton Paparaci.

“Është njëfarë cinizmi në veprimin mbase të prokurorisë me rastin e arrestimit të kreyshefit të KEK-ut. Është interesant në ditën kur nënshkruhet vendimi për vizat që ka qenë i pamundur pa luftimin e krimit dhe korrupsionit”, tha ai në RTV Dukagjini.

Kryeziu u shpreh se Krasniqi gjendet në burg, teksa kur u pyet se pse nuk po shkarkohet nga pozita e drejtorit të KEK-ut, tha se “më shumë se kaq nuk kemi çka të bëjmë”.

“Ju po kërkoni që ne t’ia bëjmë gjyqin. Atëherë le ta presim verdiktin”, shtoi Kryeziu.

Sipas tij, Prokuroria Speciale është përgjegjëse për trajtimin e rasteve të shënjestëruara që ka qenë kusht për liberalizimin e vizave. “Është plotësuar pasi ka ndryshuar qeveria”.

“Prej vitit 2014 nëse s’gaboj kur është paraqit rastet e shënjestëruara, gjetja kryesore ka qenë që sistemi i drejtësisë nuk ka arrit me marrë vendim të shkallës përfundimtare sidomos në rastet e nivelit të lartë politik, prokuroria speciale e ka pasë atë përgjegjësi, deri në vitin 2023 nuk e përmbushi, ditën kur u nënshkru vendimi për liberalizimin e vizave vendosi me…”, tha ai.

Ai u shpreh se arrestimi i Krasniqit nuk është rastësi pasi ndodhi në ditën kur u mor vendimi nga BE-ja për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Çdokush që nuk është i përfshirë, mendoj se iu kish dok shumë interesant që ka ndodhur qajo atë ditë Nuk është rastësi, nëse është rastësi kish me qenë rastësi e jashtëzakonshme. Kriteri i fundit ka qenë luftimi i krimit dhe korrupsionit”, deklaroi Kryeziu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *