Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Qeveria ia bënë "çarën" problemit të qenve endacakë -

Qeveria ia bënë “çarën” problemit të qenve endacakë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me Udhëzimin Administrativ për Kushtet dhe Kërkesat Teknike të nënshkruar nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, Republika e Kosovës vendos bazën ligjore për trajtimin e qenve endacakë në tërë territorin e vendit.

Ky udhëzim administrativ përcakton kushtet dhe kërkesat që duhet të plotësohen nga strehimoret e kafshëve shoqëruese për të ofruar trajtimin e duhur për qentë dhe macet nën përgjegjësinë e tyre.

“Me Udhëzimin Administrativ për Kushtet dhe Kërkesat Teknike që duhet plotësuar nga Strehimoret e Kafshëve Shoqëruese, të nënshkruar sot nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, vendoset themeli i bazës ligjore për trajtimin e qenve endacakë nga secila Komunë në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

“Kështu përcaktohen qartazi kushtet në të cilat do të trajtohen qentë dhe macet; ambientet e ndara për çdo fazë, të përshtatshme me nivel të lartë të higjienës si dhe veprimet e sjelljet ndaj qenve endacak që nga momenti i kapjes, izolimit, trajtimit, kastrimit, sterilizimit, fazes post-operative, socializimit, adoptimit dhe lëshimit”, sqaroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *