Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Qeveria ndan 150 milionë euro – Do të përfitojnë sektori publik, privat, studentët dhe pensionistët -

Qeveria ndan 150 milionë euro – Do të përfitojnë sektori publik, privat, studentët dhe pensionistët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar pakon prej 150 milionë eurove, që kanë paraparë për luftimin e inflacionit.

Kurti njoftoi se nga kjo pako do të përfitojnë sektori publik, ai privat, pensionistët dhe studentët.

“Për pensionistët ndajmë shumën e përhershme me 100 euro. Punësimin dhe punëtorët i kemi prioritet. Për zyrtarët publik do të ndajmë shtesën prej 50 euro, kurse për punëtorët e ndërmarrjes publike do të ndajmë shtesën prej 100 euro”, njoftoi ai.

Kryeministri Kurti bëri të ditur, po ashtu, që do të dyfishojë shumën e asistencës sociale për një muaj tek familjet me asistencë sociale.

“Do të mbështesim secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve, duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës në maksimum prej 100 eurosh tre muajt e parë”, bëri të ditur më tej kryeministri.

“Për studentët e Republikës do të ndajmë shumën prej 100 eurosh, në muajin nëntor”, tha ndër të tjera i pari i ekzekutivit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *