Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Qytetarët në pritje të kompensimit për fatuarat e paguara për veriun -

Qytetarët në pritje të kompensimit për fatuarat e paguara për veriun

Qytetarët në pritje të kompensimit për fatuarat e paguara për veriun

Organet e drejtësisë kanë konfirmuar këtë muaj se qytetarët që kanë paguar për 18 vjet rrymën e shpenzuar nga banorët në veri të vendit, do t’u kompenzohen mjetet, por si dhe kur, kjo kuk është bërë e qartë.

Vetëm gjatë vitit 2022, mbi 63 milionë euro janë shpenzuar për energji elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, shëmë kjo që sipas njohësve të ekonomisë, ka ndikuar në ekonominë e vendit.

“Nëse Qeveria dëshiron të tregohet altruiste ndaj veriut, duhet të ndaj mjete nga buxheti por jo të ngarkohet fatura e qytetarit. KEK-u ose KEDS-i munden me i kthy paret shumë lehtë vetëm duhet në mëyrë retrokatrive duke i minusuar ato që i kanë shpenzuar. Përndryshe nëse mendojnë me ato manipulimet me kërkesa qytetarët nuk kanë mundësi me bë kërkesa sepse është diqka shumë e ngarkueshme”, tha Mustafë Kadrijaj, njohës i ekonomisë.

Por, njohësi i energjisë, Hamdi Malushaj, vlerëson se kur preket kuleta e shtetit, drejtpërdrejt preket edhe xhepi i qytetarit.

“Ose duhet me bartë qytetarët si barrë përmes kuletës ose përmes buxhetit të shtetit i cili prap është kulet e qytetarit. Nëse buxheti i shtetit të Kosovës e kompenzon qytatarin prap është e njëjta gjë. Nëse ka fond tjetër që paguan Serbia ish dashtë me kërku si dëmshpërblim, nëse nuk është kjo unë nuk besoj që buxheti i shtetit është kuletë e tjetër kujt përveçse e jona”, deklaroi Malushaj.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, më 2013 kanë arritur Marrëveshje për energjinë, që synon rregullimin e çështjes së furnizimit dhe faturimit të energjisë elektrike në katër komunat në veri, por kjo marrëveshje ende nuk është zbatuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *