Qytetari kërcënon publikisht Dardan Molliqajn: Pa t’i thy dhëmbët njo ka njo, se ti paguhesh prej Vuçiqit

Rrjetet sociale janë vendi ku miliona qytetarë nga e gjithë bota i shprehin mendimet e tyre për çështje të caktuara përmes komenteve.

E njëjta gjë ndodhë edhe në Kosovës, ku të gjithë kanë të drejtën që të komentojnë dhe të thonë atë që e mendojnë. Por shpesh herë, komentet e tyre përmbajnë gjuhë denigruese për personat publikë e madje edhe i kërcënojnë ata publikisht.

Një rast i tillë ka ndodhur në një nga postimet e Gazetës Sinjali në rrjetin social Facebook, ku është shpërndarë linku me lajmin e reagimit të kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, për sulmin ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Nga shumë persona të cilët kanë komentuar, njëri nga ta, Ajet Ajeti, ka kërcënuar haptas kreun e PSD-së, duke e akuzuar se paguhet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“A ty me mujt met zatet dikun pati thy dhamt njo kanjo se ti paguhesh prej vuqiqit bre ropt ti q*fsha që pom shtin me flliq gojen”, ka shkruar Ajeti.

Kujtojmë që shumë persona kanë përfunduar duke pasur telashe me ligjin, si pasojë e komenteve të tyre në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *