Rast i çuditshëm në Serbi: Babai rrah djalin, ia kafshon dorën

Një rast i çuditshëm është raportuar në Serbi.

Sipas mediave atje, një person i dehur në Beograd është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje. Ai, sipas raportimeve, ka rrahur djalin e tij 17-vjeçar me bashkëshorten.

Një detaj i pazakontë është dëgjuar nga ky rast. Sipas policisë atje, ai ka kafshuar dorën e birit të tij teksa ka ushtruar dhunë ndaj tij.

Të njëjtit iu është ngritur kallëzimi penal për dhunë në familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *