Reagon ish menaxherja nga shtëpia e të moshuarve “Orenda”: Ato infermiere janë vetëm një reflektim i vogël, duhet të mbyllet sa më parë

Pas pamjeve të tmerrshme nga rrahja e një të moshuare nga infermierja në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë ka reaguar edhe ish menaxherja, Vlora Sahatçiu.

Sahatçiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ajo çka u pa sot në media është vetëm një reflektim i vogël.

Tutje Sahatçiu ka thënë se jo profesionalizmi, pakujedsia dhe kërcenimet janë arsyet pse ka dhënë dorëheqje nga kjo qendër.

Postimi i plotë:

Qendra e të moshuarve ‘Orenda’.

Qendër e cila nga fillimi u hap për t’gjitha arsyet përpos kujdesit ndaj të moshuarve.

Pa rregullsi jo profesionalizëm, pa kujdesi dhe kërcënime ndodhën në atë qendër sa isha unë menaxhere, arsye kjo pse japa dorëheqje pas 3 muajve.

Sot doli një përfaqësim i keqmenaxhimit dhe keqtrajtimit hierarkik në atë vend. Ato infermjere janë vetëm një reflektim i vogël.

Arsyeja pse po reagoj është se pashë lajmin se ‘Orenda’ do të dal dhe të mbaj konferencë për media për tu distancuar nga sjellja e punonjësve të tyre. E mua kjo mu duk shumë absurde pasi aty ka edhe kamera.

Ajo qendër është një ëndërr e bukur zvicërane me realitetin e hidhur shqiptar e cila duhet të mbyllet sa më parë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *