Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Rrahman Jasharaj thotë se ka një lajm të keq për Albin Kurtin -

Rrahman Jasharaj thotë se ka një lajm të keq për Albin Kurtin

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka paralajmëruar se nuk do të ketë greva në këtë fillim të vitit të ri shkollor.

Megjithatë ai ka thënë se dialogu mes sindikatave dhe Qeverisë duhet të vazhdojë për të evituar grevat dhe protestat e mundshme.

“Greva nuk do të ketë në këtë fillim të vitit shkollor dhe ky është lajm i keq për Kurtin e për Nagavcin. Po të kërcënonim ne me greva ata do të kënaqeshin sepse do të harrohej vaji, gruri, milionat për energjinë në veri, çerdhet e pa nisura, po edhe lojërat e këqija të Hekuranit për ndryshimet në Ligjin për skemat pesinonale”.

I pari i SBASHK-ut thotë se presin që Nagavci dhe Murai të përfundojnë seancat gjyqësore e më pas të merren me problemet në arsim.

“Punëtorët e arsimit po presin që zonja Nagavci të kryej seancat gjyqësore bashkë me ministrin Murati pa presionin se do të ketë greva. Po presim, që pas gjithë proceseve gjyqësore ministrja, që po i ikin zëvendësministrat t’i kthehet një ditë problemeve në arsim. Po presim që Kryeministri pasi të kryej obligimet atdhetare në Greqi e Maqedoninë e Veriut të kthehet në problemet e popullit të tij”.

Ai ka thënë se greva bëhen në një shtet me demokraci, derisa sipas Jasharajt për momentin greva “s’kemi kujt t’i bëjmë”

“Po presim deri kur të kthehen deputetët nga pushimi e diaspora në Evropë se veprimet sindikale bëhen ku ka shtet dhe demokraci, por edhe kur individi kthehet në mit dhe cenon vazhdimisht lirinë e njerëzve. Të bëjmë greva kemi një mijë e një arsye, por s’kemi kujt t’i bëjmë”, ka deklaruar ndër të tjera i pari i SBASHK-ut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *