Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Rreth 70 mijë pensionistë pritet së shpejti të marrin lajmin e shumëpritur: Këto janë detajet -

Rreth 70 mijë pensionistë pritet së shpejti të marrin lajmin e shumëpritur: Këto janë detajet

Kategoria e personave që kanë punuar në periudhën para viteve 1999, me vite iu është mohuar e drejta pensionale, duke mos iu njohur kontributet e punës.

Më në fund, Qeveria e ka proceduar Projektligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti. Tashmë i mbetet ligjvënsve të vendosin pë fatin e 70 mijë ish punonjësve të larguar nga puna me dhunë nga regjimi i kohës.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mimoza Kusari Lila ka thënë për “Indeksonline” se rreth 70 mijë pensionistë pritet të shpejti të marrin lajmin e shumëpritur dhe se po punohet që ligji për skemat pensionale të votohet gjatë këtij sesioni.

Projektligji për skemat pensionale paraqet një ndër projektligjet më me rëndësi për barazinë, kompenzinin dhe drejtësinë e munguar për 24 vite të pasluftës për punëtorët të cilët padrejtësisht dhe në bazë të diskriminimit etnik u larguan nga puna gjatë viteve ‘90-ta. pa pasur shansë të ju njihet kontributi nëse vitet e punës nuk e kanë arritur përvojën 15 vjeqare.

Ky projektligj ka qenë kërkesa kryesore e gjithë pensionistëve kontributdhënës dhe tani Qeveria arriti ta sjellë në Kuvend për miratim.

Grupi Parlamentar i LdK-së nuk ka mbështetur as Marrëveshjen Ndërkombtare me Bankën Botërore e cila ka mundësuar mbështetjen buxhetore për të zbatuat këtë projektligj, ndërsa dy partitë tjera opozitare tashmë kanë deklaruar se nuk votojnë në Kuvend.

Sidoqoftë, ne jemi të përcaktuar të shtyejmë përpara këtë reformë dhe do të angazhohemi maksimalisht si pozitë t’a procedojmë dhe votojmë në Kuvend gjatë këtij sesioni. Janë rreth 70 mijë pensionistë të cilët drejtëpërdrejtë ndikohen nga zbatimi i këtij Projektligji”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *