Futbollisti, Valon Berisha kaloi mbi shumë shtete të mëdha të botës vetëm për të ardhur në Kosovë – për t’i përfaqësuar ‘Dardanët’ në para-kualifikimet e Euro 2024.
Berisha, i cili luan në Australi te Melbourne City dje gjatë ditës mbërriti në stërvitje me ekipin e plotë të Alain Giresse edhe pse udhëtoi mbi 15 orë.
Ai kishte disa ndalesa interesante, nga Australia u ndal në Korenë e Jugut, pastaj në Turqi dhe krejt në fund arriti në aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’.
Kujtojmë që gjatë këtij sezoni me Melbourne, Berisha zhvilloi 20 paraqitje, shënoi një gol dhe bëri katër asiste. Ai do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Kosovës gjatë muajit mars, ndaj Izraelit dhe ndaj Andorrës.