Me pak punë, Ju mund ta shikoni online se sa para keni në Trust si kontributdhënës.
Mjafton që të regjistroheni në sajtin e këtij institucioni, t’i jepni të dhënat e kërkuara dhe brenda 24-orësh, do t’ju jipet qasja në llogarinë tuaj të kursimeve ku më pas do keni mundësi të shikoni sa para keni në Trust.
Klikoni në këtë link ( https://online.trusti.org/ ) sapo të hapet faqja, klikoni tek kolona “Dua të regjistrohem për llogari në eTrust” dhe pastaj jepni të dhënat e kërkuara, si dhe ngarkoni një kopje të leternjoftimit, e fotografuar në të dy anët.
Pasi ta keni kryer këtë procedurë, dhe të shtypni në fund butonin “Dërgo”, Trusti ua dërgon një email, në të cilin ndodhet një link ku duhet të klikoni.
Pas kësaj, brenda 24- orësh Trusti do t’ju jap qasje në llogari përmes një njoftimi përmes emailit.
LAJM TJETER NGA TRUSTI: KLIKO