Sarandë: 16-vjeçari aksidentohet me motor, përfundon në spital bashkë me pasagjerin 9-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Sarandë. Një mjet tip “Benz” është përplasur me një motor që drejtohej nga një 16-vjeçar dhe pasagjer kishte një fëmijë 9 vjeç.

Të dy të miturit janë transportuar në spital.“Rreth orës 13:00, në hyrje të Ksamilit, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. M., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. R., 16 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 9 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Sarandës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. M, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *