Serbia vendos çmim tavan për bukën

Qeveria e Serbisë ka miratuar rregulloren për prodhimin dhe shitjen e bukës nga “Tip 500”, e cila përcakton çmimin maksimal të shitjes së këtij ushqimi në shumë prej 54 dinarë (46 centë).

Norma totale e marzhës, e cila llogaritet në çmimin neto të faturës, nuk duhet të kalojë gjashtë për qind, raporton Tanjug.

Shitësit me pakicë që shesin bukë duhet të kenë në dyqanet e tyre të paktën 30 për qind të bukës nga mielli “T-500”.

“Qëllimi i kësaj rregulloreje është mbrojtja e tregut, gjegjësisht parandalimi i deformimeve në formimin e çmimeve të këtyre mallrave, të cilat janë shumë të rëndësishme për furnizimin e konsumatorëve, veçanërisht të kategorive më të ulëta sociale”, ka njoftuar Qeveria e Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *