SHBA u bën thirrje serbëve të tërhequr që t’u kthehen institucioneve të Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka deklaruar se pajtohen me qëndrimin e Bashkimit Evropian për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Në përgjigje për Klan Kosovën, një zyrtar i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje e mosmarrëveshjeve aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës pajtohen me Bashkimin Evropian se zhvillimet e fundit rreth marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë shqetësuese dhe e vënë në rrezik progresin e rëndësishëm të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

“Të gjithë të përfshirët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet, për të siguruar paqen dhe stabilitetin në terren. Veprimet dhe retorikat që rrisin mundësinë e dhunës vënë në rrezik të panevojshëm jetën e të pafajshmëve dhe të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare në terren”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *