Sheholli thotë se ka informacione që serbët e veriut janë të armatosur për datën 21 nëntor

Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Kosovë, Fatmir Sheholli ka deklaruar se ka informacione që familje serbe në veri të Kosovë janë të armatosur për ta kundërshtuar vendimin për targat ilegale.

Sheholli në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se miqtë e tij i kanë thënë se fëmijëve të tyre u janë ofruar armë për mobilizim në rast se më 21 nëntor fillojnë gjobitjet për ata që nuk i kanë konvertuar targat ilegale të lëshuar nga Serbia në targat legale RKS.

Sipas tij, nuk vlen një kokë e humbur as e serbit dhe as e shqiptarit për tabela.

“Ajo që ne kemi kuptuar është një mobilizim edhe i armatosur i serbëve të veriut. Atje ka njerëz që nuk i njohin as banorët serbë të veriut. Disa miq të mi më thonë se fëmijëve të tyre u është ofruar armë natën për mobilizim të mundëshëm në rast se më 21 fillojnë gjobitjet. Kjo më bën mua që të them se në këso situatash duhet të kemi mendjen se ky është shtet i Kosovës dhe çfarë veprimesh duhet të marrim, sepse nuk vlen një kokë e humbur as e serbit as e shqiptarit dhe as e askujt në rast se ndodh kjo çështje për tabela”, ka deklaruar Sheholli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *