Edhe Shqipëria do t’i shtojë dronët Bayraktar në arsenalin e armëve ushtarake.
Këtë gjë e ka konfirmuar mbrëmjen e kësaj të enjte kryeministri shqiptar, Edi Rama.
“Duke parë rrjedhën e ngjarjeve, Shqipëria do të marr dronët Bayraktar të prodhuar nga Turqia”, ka deklaruar Rama në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.
Listës së gjatë të klientëve për dronët turq, Bayraktar i është shtuar edhe Serbia.
Në fillim të shtatorit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq deklaroi arritjen e një marrëveshjeje me Turqinë për të blerë dronë Bayraktar, të cilët tashmë kërkohen nga të gjithë për shkak të efikasitetit të treguar në luftën në Ukrainë.