Shtrenjtohet edhe më shumë buka në këtë qytet të Kosovës

Qytetarët e Fushë-Kosovës sot në mëngjes e kanë paguar për 20% më shtrenjtë çmimin e bukës në Fushë-Kosovë.

Te furra “Diti’ që ndodhet në afërsi të Shkollës “Mihail Grameno” çmimi i një buke prej sot është 60 cent, derisa vazhdimisht është shitur nga 50 cent muajve të fundit, pohon për Front Online një konsumator që ka ble sot bukë në këtë furrë, duke u ankuar madje se nuk ka marrë as kupon fiskal.

“Dy bukë i pagujta 1.20 €. Shitësja më tregoi që çmimi i bukës tash e tutje është 60 cent. Çmimin e bukës e kishin shkruar te një letër e bardhë afër arkës fiskale, mirëpo pas pagesës nuk lëshuan kupon fiskal”, bënë të ditur blerësi i bukës te furra “Diti” në Fushë-Kosovë.

Përndryshe, deri në tre mujorin e parë të këtij viti çmimi i bukës ka qenë 40 cent, por pas fillimit të luftës në Ukrainë është shtrenjtuar në 50 cent dhe tash së fundi është bërë 60 cent, apo për 50 % më shtrenjtë se në fillimvit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *