Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Si do ta paguajë kredinë - rrëfimi prekës i mësueses që nuk i doli paga -

Si do ta paguajë kredinë – rrëfimi prekës i mësueses që nuk i doli paga

Mësuesja Hanlije Ademi nuk e di se si do ta paguaj kredinë e saj këtë muaj, pasi qeveria ia ndali pagën për shtator.

Ademi tha se kredia është e domosdoshme pasi me rrogën që ka, nuk mund ta shtyej muajin.

“Sigurisht që më dëmton shumë se kemi kredi se më këto paga nuk mundesh më dal nga muaji në muaji. Na s’kemi xhipa s’kemi nuk shpija nëpër vende të ndryshime turistike, na majm familjen më qitë pagë që kemi, shokun e kam pension 100 euro çka më bo më ato edhe paga ime nuk është”, tha Ademi.

Madje mos ekzekutimin e pagave nga Qeveria, kjo mësuese e sheh si përulje për punën që ka bërë për 33 vite.

“Qeveria ka vendos të mos na kompensoi pagat ai (Albin Kurti) mundet të bëjë një gjë të tillë pasi e ka në dorë, por dinjitetin tonë asnjëherë s’mundet të na përulë sepse ne jemi krenar për punën që bëjmë për sakrificën qe kemi bo për vitet e vite, kemi punuar ne në kohën e okupatorit serb me frikë e të gjitha”, shtoi ajo.

Mësuesja e shkollës “Asim Vokshi” në Prishtinë thotë se për të është hera parë që për shkak të pjesëmarrjes në grevë nuk e mori pagën.

“Asnjëherë në paga nuk na u kanë hakmerr, ndoshta nuk kanë realizu kërkesat tona, por në paga asnjëherë nuk kanë prekur vetëm në këtë qeveri”, u shpreh Ademi.

Por edhe pse nga Qeveria u tha se nuk do të ketë paga për punëtoret që morën pjesë në grevë, Ademi shpreson që paga do të dalë në bankë.

“Na shpresojmë që sa më shpejtë të na ekzekutohen pagat ato kamat janë ditore dhe vetëm rriten por shpresojmë që qeveria ka më marrë masa pasi edhe mësimi filloi edhe që nuk na plotësuan kërkesa të paktën paga me na u ekzekutu”, përfundoi ajo.

Ademi së bashku më shumë mësimdhënës të tjerë në Kosovë për më shumë se një muaj ishin në grevë. Kërkesa kryesore e tyre drejtuar Qeverisë së Kosovës, ishte ndarja e nga 100 eurove në muaj, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *