Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Sindikata e Arsimit të Evropës i dërgon mesazh Albin Kurtit në lidhje me grevën në Kosovë -

Sindikata e Arsimit të Evropës i dërgon mesazh Albin Kurtit në lidhje me grevën në Kosovë

Drejtoresha e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken ka zhvilluar një takim virtual me kryetarin e SBAHSK-ut Rrahman Jasharaj, në të cilin është diskutuar mbi zhvillimet e fundit rreth grevës në arsim.

Në një komunikatë për media, thuhet se kreu i sindikatave të arsimit të Evropës ka shprehur mbështetjen e fuqishme ndaj SBASHK-ut, pas presioneve që po iu bëhet për ndërprerjen e grevës.

“Qeveria, në vend të dialogut, ka zgjedhur gjuhë presioni e shantazhi ndaj kryetarit Jasharaj, i cili tani është detyruar të ketë lëvizje të kufizuara për t’i ikur eksceseve që mund të inskenohen nga simpatizantë të partisë në pushtet. Flocken është interesuar edhe për rrjedhën e grevës dhe për presionet që po bëhen ndaj grevistëve në sektorin e arsimit dhe sektorin e shërbyesve civilë”, thuhet në komunikatë.

Flocken, sipas SBASHK-ut, ka bërë të ditur se do të komunikojë me Konfederatën e shërbyesve civilë të Evropës për të alarmuar për gjendjen duke u shprehur e sigurt se kjo Konfederatë, që ka miliona anëtarë, do të jetë mbështetëse dhe zë i fuqishëm i Federatës së Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës.

“Ajo ka deklaruar se që tani do të alarmojë Komisionin Evropian dhe sektorët gjegjës në BE dhe në koordinim me ta do të udhëtojë në Kosovë për të ofruar përkrahjen e fuqishme për SBASHK-un dhe SPAK-un”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *