Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Sindikata e Policisë ankohet për Projektligjin e Pagave - nuk u pëlqen koeficienti -

Sindikata e Policisë ankohet për Projektligjin e Pagave – nuk u pëlqen koeficienti

Projektligji për paga i cili është bërë publik të enjten nga qeveria, do të sjellë shumë ndryshime në pagat e sektorit publik në vend. Nga Sindikata e Policisë kanë disa vërejtje për projektligjin, pasi ka thënë se me të do të paguhen më pak se në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Ligji i pagave do të sjellë paga të reja për Policinë e Kosovës. Vlera e koeficientit akoma nuk është caktuar nga Qeveria, megjithatë, rankimi i tyre tashmë është bërë.

Policit i është caktuar koeficienti 4.5, policit të lartë 5.6, policit të ri 4.2, përderisa kadeti policor do ta ketë koeficientin 2.

Reshteri policor, sipas projektligjit do të ketë një vlerë pak më të lartë të koeficientit sesa polici i lartë.

Reshterit i është caktuar koeficienti 6, togerit 7, kapitenit 7.4, majorit 8.2, nënkolonelit 9.2, kurse kolonelit 10.2.

E pozitat e larta udhëheqëse të Policisë së Kosovës, do të marrin edhe paga dukshëm më të larta.

Drejtorit të përgjithshëm i është caktuar koeficienti 14.5, zëvendësit të tij 12.8, kurse drejtori i departamentit në Polici 11.2.

Për këtë rankim, i kanë disa vërejtje në Sindikatën e Policisë së Kosovës.

“Thuhet edhe në ligjin e pagave: Për punën e njëjtë, pagë e njëjtë. Dhe mendojmë se këtu jemi diskriminuar, si dy institucione të sigurisë, pavarësisht që FSK-ja ende nuk i ka kompetencat e plota për veprim, ne nuk po themi që të shkojmë më shumë, por pse të mos jemi të barabartë me koeficientë”, ka thënë Imer Zeqiri, Kryetar i sindikatës.

Në Forcën e sigurisë, pagën më të lartë me koeficient 15, do të vazhdoj ta ketë komandanti.

Gjenerallejënant do ta ketë vlerën 14.5, gjeneralmajori 14, gjenerali i brigadës 13, kurse koloneli 12.

E një ushtari koeficienti i është caktuar 5, kurse tetarit 5.6.

Përveç këtyre dallimeve në koeficientë me FSK-në, Zeqiri ka thënë se kanë edhe shumë mungesa të tjera.

“Ndoshta pa i nënçmuar edhe punëtorët në sektorët e tjera publike, mirëpo Policia e Kosovës, deri më tani ka më shumë se katër – pesë vite, që asnjë përfitime, asnjë shtesë, asnjë rritje page dhe as përmirësim të kushteve të tjera nuk ka pasur. Përveç që jemi pa ligj të pagave, jemi pa sigurim shëndetësor. Mund të them që i vetmi shtet në botë që e keni Policinë pa sigurim shëndetësor jemi ne”, ka shtuar Zeqiri.

Qeveria e Kosovës nuk është përgjigjur përse nuk e ka caktuar akoma vlerën e saktë të koeficientit.

Raportohet se vlera e tij pritet të jetë 120 euro.

Me ligjin e ri të pagave, pagën më të lartë në vend do të vazhdoj ta ketë Presidenti i Kosovës me koeficient 18, kurse pas kësaj pozite janë kryetari i Gjykatës Kushtetuese me koeficient 17.5 dhe kryeparlamentari me kryeministrin, që kanë koeficient 17.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *