Sonte në 18:00 publikohet data e fillimit të Big Brother VIP Kosova

Përkushtimi dhe puna e madhe po finalizohet.

Shtëpia më e famshme në Kosovë së shpejti do t’i hapë dyert e saj për mysafirët e famshëm.

Big Brother VIP Kosova po nis.

Këtë të martë në orën 18:00 do të bëhet e ditur edhe data e fillimit të spektaklit më të madh në vend.

Është Drejtori i Përgjithshëm i Klan Kosova, Adriatik Kelmendi që momente më parë në profilin e tij në Facebook, ka shkruar: “Sot, në orën 18:00, publikohet data e fillimit të spektaklit më të madh në historinë e Kosovës”.

Për ta kuptuar datën e saktë të nisjes së Big Brother VIP, ju kthehuni nga të gjitha platformat informative të Klan Kosova – televizioni, portali dhe radioja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *