Sot varroset e reja që u vra nga ish-bashkëshorti në Gjermani

Sot në varrezat e fshatit Zasellë të Mitrovicës do të varroset Jetmira Beka, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj në Aachen të Gjermanisë. Varrimi i të ndjerës bëhet në ora 14:00.

Të shtunën e javës së kaluar në parkingun e një qendre tregtare, dorasi e kishte therur viktimën në prani të motrës së saj.

E ndjera dhe i dyshuari së bashku i kanë tre fëmijë. Për shkak të mosmarrëveshjeve, ata janë ndarë dhe si rrjedhojë nuk kanë qenë duke bashkëjetuar.

Andaj, gjykata ua ka caktuar kujdestarinë e përbashkët ndaj fëmijëve dhe në ditën kritike, ata është dashur të takohen për të bërë shkëmbimin e fëmijëve.

Ndonëse vrasja nuk ka ndodhur në sy të fëmijëve, ishte motra 18-vjeçare e viktimës ajo e cila e pa motrën e saj duke u qëlluar disa herë me thikë për vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *