Sveçla del në Jarinjë: Vendosmëria për të garantuar sundimin e ligjit, është garanca për ruajtjen e paqes

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se këtë të shtune ka vizituar pikën e kalimit kufitar në Jarinje, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë.

Sveçla ka njoftuar se gjatë kësaj vizite ka takuar zyrtarët, përgjegjës policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës.

Mes tjerash, Sveçla ka thënë se vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

“Sot vizitova pikën e kalimit kufitar në Jarinje, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë ku takova zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës. Vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Sveçla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *