Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Të rinjtë nuk duan të punojnë? -

Të rinjtë nuk duan të punojnë?

Bizneset ankohen për mungesën e fuqisë punëtore, por të rinjtë e papunë në Shqipëri po shtohen ndjeshëm.

Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se në tre muajt e parë të vitit shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 22,5 %, niveli më i lartë që prej vitit 2018. Krahasuar me tremujorin e parë 2022, shkalla e papunësisë është rritur me 1,8 pikë përqindje.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gati 4% e të rinjve ekonomikisht jo aktive janë të papunë të dekurajuar. Ndërsa për të gjitha grupmoshat, në tremujorin e parë 2023 shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 10,9 %.

Në krahasim me tremujorin e parë të vitit të shkuar ka një ulje me 0,4 pikë përqindje, por ka rritje me 0,1 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022. Ndërkohë shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është rritur, për fillim vitin rezulton 67,1 %.

Në terma vjetorë, punësimi u rrit me 11,0 % në sektorin e shërbimeve, 0,4 % në sektorin e bujqësisë dhe u ul me 2,7 % në sektorin e industrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *