Tensionet në veri, Kurti merr një vendim të rëndësishëm

Tensionet në veri, Kurti merr një vendim të rëndësishëm.

Kryeministri Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në Forumin e Bratisllavës në Sllovaki ku kishte planifikuar të shkonte për shkak të situatës së fundit të krijuar në vend.

Nga Qeveria kanë konfirmuar për Gazetën Express se kryeministri Kurti është në Kosovë dhe s’do të marrë pjesë as edhe virtualisht.

Forumi i Bratislavës 2023 i GLOBSEC është një forum për politikën e jashtme, sigurinë, çështjet europiane dhe ekonominë që mbledh liderë nga vende të ndryshme.

Këtë vit, sipas agjendës së publikuar nga ky forum, Kurti do të merrte pjesë sot si folës në një panel me Milo Gjukanoviq, ish-president i Malit të Zi, Kiril Petkov, ish-kryeministër i Republikës së Bullgarisë, si dhe me emisarin europian Miroslav Lajçak.

Tensionet në veri të vendit u rritën që nga e premtja kur kryetarët e rinj të komunave në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq u futën nëpër objektet komunale me ndihmën e policisë së Kosovës. Protestuesit serbë kundërshtuan hyrjen e tyre nëpër objekte gjë që çoi në përplasje me Policinë e Kosovës. Të hënën tensionet u ngritën edhe më shumë ku grupe protestuesish serbë u përplasën me forcat paqeruajtëse të NATO-s. Rreth 30 ushtarë u plagosën, ashtu si edhe dhjetëra protestues. Diplomatë perëndimorë dhe udhëheqës institucionesh dënuan dhunën mes thirrjeve për ulje të tensioneve urgjentisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *