Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ukraina lindore në errësirë, Rusia sulmon centralin energjetik -

Ukraina lindore në errësirë, Rusia sulmon centralin energjetik

Një sulm masiv rus ndaj një centrali energjetik termal në Ukrainë, e ka lënë të gjithë rajonin lindor në terr, pa furnizim me elektricitet dhe ngrohje.

Pjesa më e madhe e rajoneve të Dnipropetrovsk, Sumy, Kharkiv and Poltava janë në errësirë të plotë dhe në gjendje totale paniku.

Mbi këtë gjë, ka folur menjëherë edhe preisdenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka deklaruar se pas sulmit është e qartë se qëndron Rusia dhe “blackout-i” po shkakton trazira në Lindje të vendit.

Prej disa ditësh, ofensiva ukrainase ka ndërmarrë një kundërsulm pikërisht në këto zona, në përpjekje për të sprapsur agresorët rusë dhe ka arritur të marrë mbrapsht rreth 3 mijë kilometra katrorë sipërfaqe tokësore, mes qytetesh e fshatrash të çliruar.

Një tjetër ngjarje tepër me rëndësi ka qenë edhe mbyllja e reaktorit të gjashtë në Zaporizhzhia ditën e sotme.

Me sulmin në termocentral, Rusia ka zgjedhur kështu edhe kohën më të mirë për të goditur, pasi nuk ka një gjenerator rezervë për të furnizuar me energji Ukrainën lindore.

Nga agjencia ukrainase e energjisë bërthamore, Energoatom, duke mbyllur edhe reaktorin e gjashtë të uzinës dhe duke ndaluar kështu çdo operim të fabrikës, deri në çastin e një vendimmarrje të dytë.

Energoatom theksoi se kishte shkëputur njësinë e gjashtë të centralit nga rrjeti elektrik.

“Po bëhen përgatitjet për ftohjen e tij”, thuhet në një deklaratë.

Operatori tha se po merrte të gjitha masat e mundshme për të organizuar një furnizim shtesë me naftë për gjeneratorët e nevojshëm

Kjo për të garantuar sigurinë në central në mungesë të një furnizimi të jashtëm me energji elektrike.

Për disa ditë, termocentrali kishte përdorur të vetmin reaktor të mbetur në funksionim për të gjeneruar energjinë e nevojshme për operacionet thelbësore të ftohjes pasi të gjitha linjat e energjisë elektrike nga jashtë u shkëputën si rezultat i luftimeve në zonë.

Energoatom tha se një nga linjat e energjisë u rivendos të shtunën vonë, duke lejuar mbylljen e reaktorit të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *