Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Varfëria ekstreme në Kosovë, ja cila komunë mbanë rekordin e zi -

Varfëria ekstreme në Kosovë, ja cila komunë mbanë rekordin e zi

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit për muajin mars 2023, në lidhje me mirëqenien sociale në vend.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit mars 2023 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21 948 familje me gjithsej 86 945 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 3 088 familje.

Nga raporti i ASK-së del që Mitrovica e Jugut ka numrin më të madh të familjeve të varfërë me gjithsej 2125 familje që marrin asistencë sociale, raporton Gazeta10.

Pas Mitrovicës numrin më të madh të kësaj kategorie e ka Vushtrria me gjithsej 1277 familje me asistencë sociale kurse numrin më të vogël të atyre që përfitojnë nga asistenca sociale e ka Komuna e Mamushës me vetëm 18 familje.

Megjithë këto statistika alarmante Qeveria Kurti në deklarimet e tyre proklamojnë se në Kosovë gjatë mandatit të tyre është rritur zhvilliomi ekonomik dhe është zvogëluar varfëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *