Vdes nga koronavirusi një grua mbi moshën 30-vjeçare në Kosovë

Një grua nga Fushë Kosova, pjesë e grupmoshës 30-39 vjeç, ka vdekur si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi.

Kështu është bërë e ditur nga IKSPHK-ja, në databazën e të dhënave për raportin ditor lidhur me Covid-19, shkruan Gazeta Insajderi.

Përgjatë 24-orëve të fundit, janë konfirmuar shtatë raste me koronavirus.

Qeveria ka marrë vendim përgjatë mbledhjes së sotme për largimin e masave anti-Covid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *