Vdes zyrtarja e KEDS-it, u gjet pa shenja jete në zyrën e saj

Sot rreth orës 10:32 nga Emergjenca Rajonale në Gjilan është sjellë një grua e moshës 63 vjeçe pa shenja jete.

E njëjta është punëtore e KEDS-it dhe ka qene në vendin e punës, është gjetur në zyre pa shenja jete.

Lajmin e konfirmoi Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Mjeku ka konstatua për vdekje të natyrshme. Prokurori i shtetit ka urdhëruat që trupi i pa jetë të dërgohet në IML”, tha Hashani.

Edhe Viktor Buzhala, zëdhënësi i KEDS-it e ka konfirmuar vdekjen e zyrtares së kësaj korporate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *