Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Vjen reagimi ndaj Lajçakut: Në rast lufte me Serbinë do të Iuftojmë edhe për Nishin, Korshumlinë, Rashkën dhe Sanxhakun -

Vjen reagimi ndaj Lajçakut: Në rast lufte me Serbinë do të Iuftojmë edhe për Nishin, Korshumlinë, Rashkën dhe Sanxhakun

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, i ka reaguar emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se ose do të ketë normalizim marrëdhëniesh ose luftë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Berisha, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kosova është e gatshme për luftë nëse i cenohet integriteti territorial, shkruan Gazeta Insajderi.

“Ju kujtoj, ju dhe mbështetësit e Serbis, se në rast të një lufte me Serbin, beteja do të zhvillohet, në dhe për Nishin e Korshumlinë, dheun e të parëve të mi Rashkën e Sanxhakun”, ka deklaruar Berisha.

“Sot kemi 60-70 mijë ushtarë me përovoj lufte, ndaj nuk do të lejojmë të humbim sovranitetin me marrëveshje të sponzorizuara nga diplomat, si ju z.Lajçak!”, ka thënë ndër të tjera deputeti i PDK-së.

“Kosova dhe populli i saj nuk e do luftën por jemi të gatshëm të flijohemi për të, duke besuar edhe në garantimin e aleatit tonë kryesor në luftë dhe në paqe, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shton ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *