Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Walker: Vuçiqi do duhej të ishte në Hagë, jo ish-krerët e UÇK-së -

Walker: Vuçiqi do duhej të ishte në Hagë, jo ish-krerët e UÇK-së

Masat ndëshkuese ndaj Kosovës po i cilëson si të padrejta.

Madje për ish-ambasdorin William Walker, është e pazakonshme që një vendi demokratik t’i vihen sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Konsideroj që masat ndëshkuese apo sanksionet, sido që t’i quani ato, janë të padrejta ndaj Kosovës. Masa ndëshkuese u vihen atyre shteteve që i shkelin ligjet ndërkombëtare, siç është rasti me Rusinë. Nuk është normale që BE-ja dhe SHBA-të ta sanksionojnë një vend demokratik siç është Kosova. Kjo është me të vërtetë diçka e pazakonshme”, tha Walker.

Walker shprehet pesimist për të ardhmen e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, kjo e fundit nuk është akoma e gatshme të ndryshoj dhe ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Për çfarë dialogu jemi duke folur? Krerët shtetërorë serbë e kanë bërë të qartë se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Si mund të jesh optimist për të ardhmen e dialogut kur Serbia nuk është e gatshme të ndryshoj. Tani shikoni se çfarë qasje destruktive ka Serbia, ndërsa Perëndimi i bënë presionin vendit më demokratik në rajon”, u shpreh Walker.

Diplomati amerikan në pension thotë se disa prej vendimmarrësve aktual në Uashington janë shumë të painformuar për historinë e Kosovës, dhe për këtë, ai shprehet shumë i shqetësuar.

“Ka ndryshime të mëdha gjeopolitike dhe SHBA-të tani e shohin më ndryshe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Mos harroni se kanë kaluar 23 vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Duhet ta dini që në vendimmarrjen amerikane nuk janë më personat e njëjtë dhe tani jam shumë i shqetësuar se sa të painformuar janë disa prej tyre për të kaluarën e Kosovës. Prandaj do t’u sugjeroja që të lexonin më shumë histori”, shtoi ai.

Lexo edhe: Policia bastis një shtëpi në Runik të Skenderajt, gjen një armë ilegale – arrestohet pronari
Walker i ka disa fjalë edhe për presidentin aktual serb, Aleksandar Vuçiq.

“Po ta kishim një situatë normale, sot në bankën e të akuzuarve në Hagë do duhej të ishte ish-ministri i propagandës në kohën e Millosheviqit, Aleksandar Vuçiq, e jo Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli. Të gjithë e dimë se çfarë roli ka pasur gjatë viteve të 90-ta Aleksandër Vuçiqi, dhe sot imagjinoni ai është President i Serbisë dhe për më tepër respektohet nga partnerët ndërkombëtar. Këtu e keni vetëm një shembull se sa shumë ka ndryshuar komuniteti ndërkombëtar në raport me Kosovën”, tha Walker.

Ndryshe, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka mohuar të ketë qenë i ashpër me Kosovën dhe i butë me Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *